Yjet e Borusia Dortmund zgjedhin Shqipërinë për pushime, Adejemi dhe Xhan zbarkojnë në Green Coast

Showbiz

Kapiteni i Borussia Dortmund, Emre Xhan dhe sulmuesi Karim Adejemi, zgjedhin Green Coast dhe Shqipërinë për pushime. Nga Green Coast, sipërmarrësi Samir Mane ka postuar një foto së bashku me lojtarët. “Nga koha që kalova me të dy kuptova që janë kampionë të vërtetë përtej futbollit. Suksesi nuk i është dhuruar por kanë punuar shumë dhe kjo i bën të jenë me këmbë në tokë dhe modestë. Pavarësisht se një vend i vogël, Shqipëria ka shumë për të ofruar në turizëm për të gjithë. ”,  shprehet Samir Mane në postimin e tij në Instagram.