përmes një deklarate Yıldız Çağrı Atiksoy, aktorja e cila i dha jetë personazhit të Berinit në saerialin “Koha kalon” dhe bashkëshorti i saj Berk Oktay të cilin e takojmë në Tring si personazhi i Çatajit në serialin “Molla e Ndaluar”, janë bërë prindër për harë të parë. Atiksoy e ka ndarë me fansat këtë lajm të lumtur: “Faleminderit Zot! që në fillim e dija shumë mirë që nëse do të kisha një vajzë, kjo do të ishte falë lutjeve të nënës sime.”
Mësohet se aktorja u dërgua në maternitet me urgjencë dhe ajo u gjend përpara një lindjeje jo të lehtë. Çifti, i cili më parë nuk dëshironte ta bënte të njohur emrin e vajzës deri në momentin e ardhjes në jetë, së fundmi kanë publikuar emrin e saj. Ajo quhet Mira Milena. Më herët Berk dhe Yıldız kanë ndarë sheshxhirimin në një projekt të përbashkët dhe me kohën miqësia e tyre u shndërrua në një dashuri e cila u kurorëzua në martesë në vitin 2022.