Yan Couto zbulon se kombëtarja e Brazilit i ka kërkuar të shkurtojë flokët

Showbiz

Ylli i Gironas dhe Manchester Cityt, Yan Couto, ka shijuar një sezon drithërues në Kataluni, duke shënuar 10 asistime, më së shumti për skuadrën e Michel Sanchez. Një pjesë e madhe e kësaj ka qenë flakërimi i tij dhe teknika nga jashtë, por Brazili i ka kërkuar që ta mbajë atë në fushë. Couto fitoi thirrjet e tij të para në skuadrën e Brazilit këtë sezon, e gjithashtu është përfshirë edhe në skuadrën e tyre për ‘Copa America’. Që kur mbërriti në kampin e Brazilit, ai ka shkurtuar flokët e tij me ngjyrë rozë të ndezur. Couto zbuloi për gazetën Marca se nuk ishte krejtësisht një zgjedhje e tij.

Ishte një kërkesë, në thelb. Më thanë se ngjyra roz është një lloj shakaje. Unë nuk e shoh kështu, por e respektoj. Më kërkuan ti shkurtoja flokët e mi dhe e bëra, pavarësisht se nuk isha i lumtur për këtë”, ka thënë fillimisht Couto. “Shumë njerëz i lyenin flokët, u bë modë. Tani në kombëtare unë jam Yan me flokë të zeza por asgjë nuk ndryshon, unë vazhdoj të jem i njëjti person”, përfundoi mbrojtësi. Brazili ka një menaxher veteran si Dorival Junior në krye. Pa dyshim, Couto nuk ka statusin e një ylli për Selecaon, pasi nëse do të kishte disa dhjetëra paraqitje të tjera, ai mund të zbulojë se është në gjendje t’i stilojë flokët si të dojë pasi emrave si Neymar Junior nuk i kanë munguar prerjet dhe stilimet e ndryshme të flokëve gjatë viteve.