Xhesika Berberi tregon kriteret që duhet të ketë mashkulli që do ketë në krahë!

Showbiz

xhesika
Modelja Xhesika Berberi është konsideruar shpesh si një nga femrat më të bukura shqiptare. E krahasuar edhe me supermodelen Gigi Hadid, Xhesika momentalisht është duke zhvilluar karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara. Jetën e saj profesionale e shohim teksa na e pasqyron në rrjetet sociale, ndërsa për jetën private nuk e kemi dëgjuar që të flasë shpesh.

xhes

Megjithatë së fundmi ajo ka zgjedhur t’ju përgjigjet disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit në ‘Instagram’ dhe njëri prej tyre e ka pyetur se çfarë kërkon Xhesika tek një mashkull. “Çfarë kërkon tek një mashkull?”, ka kërkuar ta dijë një nga fansat e saj. “Të ketë zemër të madhe, të më bëjë të lumtur dhe të më vlerësojë për atë që jam e të më japë vëmendje. Të më dojë dhe të jetë i sinqertë e të ketë dëshirë të bëjë qejf, me mua sigurisht”, ka qenë përgjigja e Xhesikës.

xhesi isnta