Në korrik të këtij viti Xhensila Myrtezaj solli në jetë vajzën e parë, Ajkën që do i ndryshonte kryekëput jetën. Si çdo nënë dhe Xhensila kalonte çdo moment pranë të voglës, por shumë më shpejt nga sa kishte menduar ajo do duhej të shkëputej ngadalë ngadalë nga vogëlushja e saj.
Nëse Xhensila do të punonte në një zyrë, në një punë shteti apo privati, ajo do të kishte “luksin ” të qëndronte një vit në shtëpi, por ajo është një artiste dhe nuk mund t’i mungoj gjatë skenës. Pa mbushur 3 muaj, ajo dha koncertin e parë në Vienë dhe për këtë fakt ka qarë tre ditë.