Xhensila Myrtezaj ndryshon look

Showbiz

Vajza, le të jemi të sinqerta. Sado t’i duam flokët tanë, të gjitha tundohemi që ndonjëherë gërshëra të na presë shkurt! Ndryshimi është menjëherë i dallueshëm, efekti ‘ëoë’ dhe mbi të gjitha një prerje e shkurtër është shumë praktike.

Dhe nëse doni të dukeni më ‘cool’ është koha për një prerje flokësh ‘bob’. Kjo prerje është një nga modelet më të nxehta të momentit, nxjerr në pah fytyrën dhe ju bën të dukeni më të freskëta e ju dhuron një qasje franceze.

Gjithashtu është një stil më praktik flokësh se prerjet e gjata. Thahen dhe marrin formë shumë shpejt. Së fundi, ka qenë Xhensila Myrtezaj ajo që ka provuar këtë prerje. Ajo ka postuar një foto me Besin ku na ka prezantuar look-un e saj të ri, falë të cilit duket më e freskët.

Dua Lipa ka qenë ajo që i dha një dimension të ri këtij stili flokësh, u kopjua nga mijëra fansa dhe të famshme të tjera, prandaj shkurt, mund ta pagëzojmë si #dualipahairstyle.

Jonida Maliqi gjithashtu eksperimentoi me këtë prerje disa kohë më parë dhe me këtë stil e nuancat e errëta duket se po ndihet mirë duke marrë parasysh sa shpesh ndryshon pamje ylli i modës dhe i muzikës shqiptare.

Bora Zemani tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur nga flokët e gjatë, kaloi direkt tek prerja ‘bob’. Madje, meqë parukierja e saj nuk ishte dakord, ajo mori gërshërën dhe pa iu dridhur dora, i preu vetë flokët.