Vendimin për të mos publikuar asnjë foto me imazhin e plotë të vajzës, ajo dhe Besi vijojnë t’i qëndrojnë besnik në çdo ditë të jetës së tyre. Xhensila Myrtezaj pak kohë më parë u shpreh për Ajkën se është gjëja më e pastër dhe më e kulluar që ajo dhe i shoqi kanë në jetën e tyre, ndaj kanë zgjedhur që të mos e publikojnë portretin e saj.Ama, si prindër të rinj, sigurisht që dëshirës për të ndarë virtualisht momente me ndjekësit e tyre të shumtë, ata nuk i shpëtojnë dot, ndaj në ditë të caktuara ata zgjedhin që të postojnë foto apo video nga jeta e tyre bashkë me të voglën Ajka.
Kështu, në këto ditë të ftohta janari, asgjë nuk shijon më shumë se sa ambienti i ngrohtë i shtëpisë, me njerëzit e dashur pranë, e të njëjtën gjë duket se po shijon edhe këngëtarja aq shumë e dashur për publikun.Ka qenë vetë Xhensila, ajo që ka postuar në një video të shkurtër një moment nga mbrëmjet e zakonshme të sajat tashmë si nënë e re. Me Ajkën në prehër, të veshura të dyja nënë e bijë me pupa të ngrohta të kuqe, Xhensila ka ndarë me të gjithë ne një çast lumturie për të, siç është çdo minutë dhe orë e kaluar pranë më të voglës së familjes Kallaku.