Ditën e sotme Bes Kallaku tregoi për fansat e tij se do të jetë pjesë e filmit “The Brave” krahas aktorëve të njohur në të gjithë botën. Por duket se më e emocionuara në këtë mes është bashkëshortja e tij Xhensila, e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instagram” tregon se është mjaft e lumtur për arritjen e partnerit dhe se beson se për Besin ky është vetëm fillimi.
“Në jetë janë dy ditë të rëndësishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse. Ti ke lindur për të lënë gjurmë dhe unë jam krenare që rrugëtoj bashke me ty në të mrekullueshmen jetë. Ke bërë gjënë më të bukur por më të vështirë deri tani në jetë, ke bërë njerëzit te buzëqeshin dhe siç e thua edhe vetë: “Buzëqesh sepse ne kurrë nuk do qeshim dy herë me të njëjtën shaka, ama do qajmë disa herë për të njëjtin problem”. Ky është vetëm fillimi, sepse unë di që ti do ngjitesh shumë lart dhe do kthehesh prapa për ti dhënë dorën dikujt tjetër. Krenare për ty”,- shkruan Xhensila.