Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë. Ardhja në jetë e vogëlushjes Ajka solli gëzim të papërshkrueshëm mes tyre dhe sigurisht disa impenjime më shumë. Megjithatë, duket se për Besin ka ardhur koha për dhurata. Ai i ka dhuruar këngëtares së njohur një varëse floriri me emrin e Ajkës së tyre të lumturisë për dashurinë e tij. Me siguri mami Xhensila, e ka pëlqyer shumë këtë dhuratë, pasi do e mbajë gjithmonë me vete si aksesorin më të çmuar.