Askush nuk do të guxonte të postonte një foto në rrjetet sociale nëse nuk do të kishte mundesinë të zgjidhte mes qindrave foto! Poza mund të jetë e njejtë, por është një fije flok, një cep xhakete, apo mbajtja e duarve, detaje që prishin një “foto të përkryer” për rrjetet sociale ! Nga mania për t’u dukur perfekt në çdo moment duket se nuk përjashtohet as Xhensila Myrtezaj, bukuroshja që pak muaj më parë solli në jetë Ajkën.
Në foton e publikuar së fundmi në Instagram, ku Xhensila shfaqet tejet bukur, duket se Besi ka zbuluar se çfarë heq ai pas aparatit për të realizuar ato foto.Aktori i humorit është ankuar publikisht duke lënë koment në foton e bashkëshortes së tij “E ç’kam heq me bo 150 foto veç me zgjedh 1 për instagram” komenton Besi duke shkaktuar shumë të qeshura tek fansat.