Xhensila flet për herë të parë për Ajkën: Eshtë suksesi im më i madh…

Showbiz

xhxhxhxhxhx

Kanë kaluar 5 muaj që nga lindja e Ajkës, vajza që bëri prindër një nga çiftet më të pëlqyer për publikun, Besin dhe Xhensilën. Asnjë foto e vajzës dhe asnjë deklaratë lidhur me të në këto muaj. Të gjithë ishim kurioz se si po e përjetonte Xhensila këtë dimension të ri të jetës dhe ajo e theu heshtjen në një intervistë që ka dhënë së fundmi. “Ështe magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë “Ajke”. Dhe në të vërtetë nuk ia di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Ështe dueti ynë më i bukur.”- ka rrëfyer Xhensila.

xhesi

Ajo ka zbuluar gjithashtu arsyen se pse është aq hermetike kur bëhët fjalë për të bijën dhe pse ka vensosur të mos e ekspozojë në rrjete sociale. “Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta.  Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time”, -është shprehur Xhensila.