Ta bësh të lumtur dikë mjafton edhe një gjest i vogël dashurie, por t’ja kthesh ditën në përrallë duhet ta duash shumë dhe të dish se çfarë i pëlqen.
Bes Kallaku duket se ka ditur si ta bëjë bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj të ndihet si “mbi ëndrra” në ditën e saj të lindjes.
Dita e këngëtares nisi me surprizën e parë,shtëpia e saj e dekoruar si në përralla. Më pas një festë surprizë me praninë e miqve dhe familjarve ku çifti duket shumë i lumtur duke kërcyer, e duke shkëmbyer puthje e përqafime gjatë gjithë mbrëmjes. Në fund, aktori e surprizoi këngëtaren me dy dhurata që do bënin të lumtur çdo femër, një çantë dhe një palë pupa “Channel”.