Ditën e djeshme Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bekuan me një vajzë. Kjo është eksperienca e tyre e parë si prindër dhe normalisht që emocionet janë më të forta. Pas gjithë urimeve të ëmbla të miqve dhe të afërmve, Besi vendosi tii dedikonte disa fjalë zemre vajzës së tij. “O lule e bukur e gjakut tim. I gjithë kuptimi i jetës dhe i vetes, qenka jo më i madh se ti, jo më shumë se 2 duart e mia, as më i rëndë se disa kilogramë, sa e vogël bota, kaq sa ti qenka. Asgjë si ty, asnjëherë s’ja kam ndjerë rëndësinë, vlerën dhe plotësinë jetës më shumë se sot”, – ka shkruar Besi.
Më tej ia ka zbuluar për të gjithë kuptimin e emrit Ajka, që duket se dhe këtë herë lidhet fort me origjinën e tij. “Vendosem të të quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogël mezi priste qe Ija te ziente qumështin dhe fshehurazi ti vidhte AJKËN, si shija më e mirë e fëmijërisë. Nena jote është “ajkë” më vete. Është kujdesur aq shumë për ty, është lutur aq shumë edhe sa shumë te ka kënduar këngë engjëjsh. Nuk do të kesh probleme ninullash me pak fjalë. Edhe unë do përpiqem, por unë di ninulla vetëm për Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe për Baftjarin, por që ti s’ke si ta njohësh”, – ka shkruar më tej ai.