Aktorja Xhanan Ergyder, të cilën e kemi parë në rolin e Gylfem në serialin “Lufta e Trëndafilave” në ekranin e emocioneve, Kanal D Drama, ndau lajmin e trishtuar pak javë më parë se po përballet me një luftë të vështirë në jetën reale, atë me kancerin e gjirit. As fama apo suksesi nuk mundi ta shmang këtë ‘luftë’. Fansat janë ndikuar mjaft nga ky lajm dhe i kanë shprehur aktores keqardhjen e tyre të sinqertë por edhe suport psikologjik dhe emocional me mesazhet e tyre . Ergyder po trajtohet me kimioterapi dhe sigurisht përpiqet te kapet pas gjithçkaje të bukur që jeta i ka ofruar, e megjithatë një shije trishtimi dhe melenkolie ndihet në fjalët të cilat shoqërojnë një fotografi të bërë publike në llogarinë e saj në instagram ku ajo shkruan se tani gjithçka duket ‘kështu’. Aktorja 43 vjeçare ka pranë vetes mbështetjen nga bashkëshorti i saj Kenan Exhe me të cilin ka një djalë, Demir. Por edhe atë të familjes, kolegëve, miqve por edhe fansave të cilët i gjenden pranë këtë periudhë të vështirë.