Wiz Khalifa përballet me akuzat për përdorimin e paligjshëm të subtancave narkotike në Rumani

Showbiz

Ylli i hitit të paharrueshëm “See You Again”,është akuzuar për posedim të paligjshëm të substancave narkotike pasi fundjavën që lam pas, përdori haptazi marihuanë në skenë gjatë performancës së tij në ‘Beach Please’. Gjatë një deklarate të bërë për shtypin u tha se Prokurorët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit dhe Shërbimi Territorial i Konstancës urdhëruan fillimin e procedimit penal kundër një të pandehuri me shtetësi amerikane dhe nisën mbi të hetimet për posedimin e paligjshëm të drogës.

“Gjatë një festivali muzikor, Khalifa zotëronte mbi 18 gramë kanabis dhe e konsumoi atë në formën e një cigareje në skenë. Reperi është nominuar dhjetë herë për ‘Grammy’, por pavarësisht famës dhe suksesit në skenë, ai nuk mundi t’I shmangej hetimit që tashmë ka nisur ndaj tij. Khalifa u mor në pyetje ditën e djeshme. Një video e postuar në internet e tregon gjithashtu reperin 36 vjeçar, të rrethuar nga një grup policësh rumunë. Posedimi i marijuanës në Rumani mund të dënohet deri në 10 vjet burg.