William Levy konfliktohet me fansat, diçka ndodhi në ditëlindjen e gruas së tij

Showbiz

willaimlec

Pasi festuan ditëlindjen e dy fëmijëve të tyre, tashmë çifti William Levy dhe Elizabeth Gutierrez janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Partnerja e yllit kolumbian ka festuar ditëlindjen. Nga postimet e bëra në rrjetet sociale u duk një super organizim dhe detaje të realizuara me mjaft kujdes.

Një foto me partneren e tij ka ndarë në rrjetet sociale dhe Levy, diçka që rrallë herë ndodh.

Ky postim ka ngjallur reagimin e ndjekësve të tij të cilët e kanë cilësuar si mjaft të vakët këtë dedikim.

Aktori u është kundërpërgjigjur ashpër ndjekësve.

‘Për të gjithë ata që presin t’i them gruas time ato që kam për t’ia thënë në Instagram, më lini tju tregoj se jeni gabim. Ato që kam për t’ja thënë ja them personalisht, pasi dhe ne kemi një jetë private. Qëllimi i fotos ishte për të ndarë diçka me ndjekësit tanë. Jeta jonë nuk është një reality show. Zoti ju bekoftë’ ka mbyllur reagimin e tij aktori.

Ndërkohë e gjithë festa u organizua në një jaht luksoz.

 

A post shared by William Levy (@willevy) on