William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i japin fund martesës shumëvjeçare!

Showbiz

William Levy, aktori protagonist në serialin “Magji dashurie” të cilin e keni ndjekur në Tring Novelas dhe Elizabeth Gutierrez janë 2 figura shumë të njohura të serialeve latine të cilët përveç se kanë profesionin e përbashkë, deri më sot kanë ndarë edhe jetën. Çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ka qenë me shumë ulje dhe ngritje përgjatë viteve të fundit.

Ka qenë William që e ka konfirmuar ndarjen nga  bashkëshortja e tij, Elizabeth. Në një postimi në Instagram, ai ka shkruar: “Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.

Nuk dihet çfarë ndodhi, por pas 10 minutash, Levy e ka fshirë postimin. Megjithatë, dikush mundi të siguronte një screenshot dhe ta shpërndante atë.