Ndërkohë që princi William dhe Kate janë prindër të 3 fëmijëve; George 5 vjeç, Charlotte 3 dhe Louis 10 muajsh, princi Harry dhe Meghan janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Të gjithë po përgatiten për ardhjen në jetë të bebit mbretëror dhe dukesha Kate është shprehur më parë se ishte e lumtur që fëmijët e saj do të bëheshin me një kushëri të vogël.
Por cilat janë planet e William dhe Kate për një fëmijë të katërt?Sipas People, gjatë vizitës në Irlandën e Veriut, dukeshës së Kembrixhit i është drejtuar pyetja se a është gati për një fëmijë të katërt. Si është përgjigjur dukesha? “Mendoj se William do të shqetësohej”, -tha ajo me shaka.Pra, me sa duket, William dhe Kate nuk kanë plane të afërta për një fëmijë tjetër.