Will Smith prezanton projektin e ri, fansat nuk e presin aspak mirë!

Showbiz

smith boteror

Will Smith është një nga aktorët më të dashur në ‘Hollywood’, për shkak të karrierës së gjatë dhe roleve të shumta. Së fundmi bëhet e ditur se aktori i njohur do të jetë pjesë e filmit ‘Aladdin’ dhe ‘Disney’ ka publikuar fotot e para nga ky projekt. Komentet kanë vërshuar menjëherë dhe shkak për këtë është bërë pikërisht mënyra se si shfaqen protagonistët e filmit.

17582101 FAC9 4500 B935 21C484589F6D 300x400

Will Smith në rolin e xhindit duket se ka ardhur çuditshëm tek adhuruesit e filmit dhe veshjet janë ato që ranë më shumë në sy. Vetë Aladini ka veshur një triko poshtë jelekut, ndërsa xhindi nuk është aspak blu siç pritej. Të gjitha këto kanë sjellë idenë e një filmi me buxhet të ulët, ndaj dhe reagimet e njerëzve kanë qene nga më të ndryshmet dhe qesharaket.