Martesa e parë për Will Smith mund të ketë qenë eksperienca më e trishtë për të. Ai ka qenë martuar me aktoren Sheree Zampino në 1992, por e dinte që nuk ishte e duhura për të. Në Red Table Talk, Will tregoi për atë që ka përjetuar. “Ka qenë një ndër emocionet më të çuditshme që kam pasur. Ishim në New York dhe mbaj mend që m’u desh të çohesha nga darka kur kuptova se nuk isha me personin që supozohet të isha. Shkova në tualet dhe ja plasa të qarës. Isha ulur në nje cep dhe po qaja në mënyrë të pakontrollueshme dhe po qeshja. E dija që Jada ishte gruaja me të cilën duhet të isha, por nuk do të divorcohesha kurrë.”- tregoi ai.
Will tregoi se si ai gjithnjë e ka ndjerë dashurinë për gruan me të cilën është martuar tani, Jade Pinkett. Ai është shprehur që në momentin e parë që e ka takuar, e ka ditur që ka një energji magjike mes tyre. Pasi tre vitesh martesë, ai u nda me Sheree. “Sapo kisha firmosur divorcin, dola dhe telefonova Jada-n…E pyeta “ A po del me dikë?”, ajo më tha jo dhe i thashë “Super, tani e tutje do jemi duke dalë bashkë.” Ky është një shembull se si në jetë gjithnjë përfundojmë me personin e duhur, pavarësisht se sa vonon “fundi i lumtur”.