Nominimet për “Golden Globes 2023” janë shpallur dhe fansat e aktorëve po presin me padurim se kush do të ‘rrëmbejë’ çmimet kryesore në janar. “The Banshees of Inisherin” dhe “Everything Everywhere All At Once” ishin ndër më të nominuarit në kategoritë e filmave, ndërsa “Abbott Elementary”, “Dahmer” i Netflix dhe “The White Lotus” janë vlerësuar të fitojnë çmimet televizive. George dhe Mayan Lopez ishin të gatshëm për të konfirmuar thirrjen , por kishte disa emra të mëdhenj të përjashtuar nga kategoritë përfshirë: Will Smith e Tom Hanks.
“Emancipation”, projekti i parë i Smith pas dramës në “Oscars”, u shfaq në Apple TV+ javën e kaluar pas premierës së mëparshme në kinema dhe ndoqi fituesin e ‘aktorit më të mirë’ si një njeri i skllavëruar që arriti të arratisej drejt lirisë. Edhe pse është pritur ngrohtësisht nga kritikët deri më tani, ai mungonte në listën e nominimeve për ‘aktorin më të mirë’ në një dramë me Austin Butler, Emancipation” gjithashtu dështoi duke mos u nominuar në asnjë kategori tjetër në “Golden Globes”.
Pavarësisht se u admirua nga kritikët, “Amsterdam” i David O Russell ishte gjithashtu në mesin e surprizave, me formacionin e mbushur me yje, duke përfshirë Rami Malek, Christian Bale dhe John David Washington, por që nuk qenë pjesë e nominimeve. Megjithatë, nuk ishte gjithçka keq për kastin, pasi Margot Robbie dhe Anya Taylor-Joy fituan nominimet për ‘aktoren më të mirë’. Edicioni i 80-të i “Golden Globes” do të mbahet të martën, e 10 janarit të vitit të ardhshëm.