Will Smith dhe Martin Lawrence konfirmojnë se do të rikthehen në “Bad Boys 4”

Showbiz

Will Smith dhe Martin Lawrence kanë konfirmuar “Bad Boys 4”. Ata kanë ndarë postimet e tyre në Instagram, ku secili prej e ka titulluar “It’s About That Time”. Në video shfaqet Smith duke filmuar veten, ndërsa po shkonte me makinë në shtëpinë e Lawrence, duke u thënë shikuesve se ai po zbulonte pak nga lajmi i madh. Aktori më pas vendosi kolonën zanore të filmit “Shake Ya Tailfeather”, bashkëpunim i Nelly, Diddy dhe Murphy.

 

Pasi mbërriti në shtëpinë e tij, aktorët shfaqen duke brohoritur dhe përqafuar, e në atë moment deklaruan: “Është zyrtare. Bad Boys For Life”. Kjo ndodhi pavarësisht skandalit të bujshëm të Smith në “Oscars 2022”.  Pas ngjarjes, u tha se vazhdimi i flmit do të anulohej, por Tom Rothman i kundërshtoi këto aludime.

Ajo që ndodhi ishte një ngjarje e pakëndshme dhe nuk mendoj se më takon mua të flasë për këtë. Ajo çfarë mund të them është se e njoh Will për shumë vite dhe e di se është një person i mirë. Ky ishte një shembull i një personi shumë të mirë që ka kaluar një moment shumë të keq, përballë botës. Unë besoj se falja dhe keqardhja e tij janë të vërteta.”,ishte shprehur në deklaratën e tij, shefi i “Sony Pictures”.