Will Smith bën deklaratën e papritur: ‘Nuk më kanë kënaqur kurrë paratë dhe seksi!’

Showbiz

willllll
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Tidal e Rap Radar, Will Smith ka treguar disa detaje të padëgjuara nga jeta e tij private e në marrëdhënie me bashkëshorten, Jada Pinkett-Smith. Ai është shprehur se gjithë pasuria materiale e ka bërë të palumtur, aq sa as seksi nuk e bënte më të lumtur.

will jada
“Ideja është që… kam pasur para pafund, kam bërë seks me kë kam dashur, kam pasur admirimin e mijëra personave”, – është shprehur Smith. “Kam qenë në krye të botës materiale dhe kam kuptuar që nuk kam qenë kurrë i lumtur me këto gjëra. E vetmja gjë që më emocionin është të jem i dobishëm për njerëzit e tjerë”. Ama, përsa i përket marrëdhënies së tij me bashkëshorten Jada, Will është shprehur se është forcuar me kalimin e kohës dhe se asgjë në botë nuk mund ta shkatërrojë.