Wendy Williams mbron Kourtney Kardashian: E çuditshme si janë njerëzit!

Showbiz

wendy
Pasi Kim publikoi një foto të vajzës së saj dhe mbesës në ditën e parë të shkollës, të gjithë u kapen me këpucët e vajzës se Kortneyt dhe vlerën e tyre prej 400 dollarësh. Sipas ndjekësve është e papërshtashme që një fëmijë 6 vjeç të shkojë në shkollë i veshur me këpucë të tilla.Wendy është një nga personazhet publikë më të ashpër dhe kritikues ndaj familjes së njohur.

Megjithatë mori shkas nga ky negativitet i përhapur online për të dhënë mendimin e saj në programin që drejton. “E çuditshme si janë njerëzit. E çfarë pastaj se janë të shtrenjta? Ajo nuk shkon në një shkollë me fëmijët e tu dhe fëmijët e mi. Ajo shkon në një shkollë ku shoqja e klasës ka veshur këpucë 4000 dollarëshe, ndërsa shoku i saj ka çantë me diamantë”,-u shpreh moderatorja.