Vrasja në ish-bllok nuk përfshin vetëm Elvana Gjatën, por edhe Suada Sherifin!

Showbiz

elvana suada
Gjërat nuk paskan qenë aq të thjeshta sa duken: ka të dhëna të reja nga vrasja e bujshme në zonën e bllokut, ku gjatë shkembim zjarrit mbeti I vrarë Fabiol Gaxha e u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.Konflikti, nga sa pohojnë burime pranë hetimit policor, nuk ka qenë momental, por lidhej me pazaret e trafikut të kokainës.

auto suada sherifi1521727013

Policia shpalli në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka pasur përplasje me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata. Dizdari është bashkëshorti i ish-Miss Shqipërisë, Suada Sherifi, por ajo ka qenë shumë hermetike në lidhje me njeriun që ka në krah dhe ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së medias.