Vrasja e George Floyd në SHBA, Adele bën thirrje

Showbiz

Këngëtarja e njohur Adele ka reaguar për vrasjen e George Floyd, pasi efektivi i policisë i vendosi gjurin në qafë deri kur ai nuk mund të merrte më frymë dhe ndërroi jetë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet se racizmi është i gjallë ende në tërë botën.

Më tej, këngëtarja i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë me protestat, por të zemërohen me të drejtë.

“Vrasja e George Floyd ka dërguar valë shoku në të gjithë botën. Protestat dhe marshimet po ndodhin në të gjithë globin njëkohësisht dhe vetëm po fitojnë vrull. Pra, zemërohuni me të drejtë, por përqendrohuni! Vazhdoni të dëgjoni, vazhdoni të kërkoni dhe vazhdoni të mësoni”, shkruan Adele.