Vrasja e George Floyd; Çifti i famshëm i bashkohet protesuesve në SHBA

Showbiz

Camila Cabello dhe Shawn Mendes iu janë bashkuar protestuesve në SHBA pas vrasjes së George Floyd nga oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin.

Çifti i famshëm doli në protestë pasi bënë thirrje për barazi në Instagram-in e tyre.

Vetëm 5 muaj më parë Cabello kërkoi falje publikisht pasi u akuzua për racizëm në Tumblr. Në dhjetor disa postime të saj ku përdorte gifs racist në Tumblr në vitet 2012 dhe 2013, kur ajo ishte rreth 14 vjeç, u vënë virale në mediat sociale.

Cabello kërkoi falje publikisht më 18 dhjetor 2019. Ajo shkroi se përdori gjuhë fyese kur ishte shumë e re dhe se i vinte shumë turp.

“Nuk mund të kthehem pas në kohë dhe të ndryshoj gjërat që kam thënë në të kaluarën,”– u shpreh këngëtarja.

Ndërsa të shtunën, Cabello i kërkoi fansave të saj të nënshkruanin një peticion ku kërkonte drejtësi për Floyd.