Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka treguar se mund t’ja dalë në shumë fusha të ndryshme e me anë të një postimi në ‘Instagram’ na ka surprizuar me angazhimin e fundit të saj.
Ajo ka publikuar një foto ku duket një këpucë e zezë tepër moderne mbi të cilën qëndron i shkruajtur emri i Adelinës.
” Vjen së shpejti ‘Shoes by Adelina’”, shkruan artistja bashkangjitur fotos.
Duket se ajo ka vendosur të jetë dizenjatorja e linjës së saj personale të këpucëve. Këpuca fine që Adelina ka vendosur të publikojë për lajmërimin e kësaj sipërmarrjeje të re është e ngjashme me ato të ‘Louboutins’. Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të jetë i gjithë koleksioni i artistes maqedonase.
Iniciativa e saj u prit shumë mirë dhe nuk munguan as komentet nga fansat duke i uruar suksese në këtë sipërmarrje të re.
View this post on Instagram