Elvana Gjata prej disa ditësh na ka bërë me dije pëmes ‘Instagramit’ se do të vijë me një projekt të ri. Ajo dhe Capital T kanë ribashkuar forcat për një projekt të ri, i cili me siguri do të kthehet në hitin e kësaj vere. Dyshja ka qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale kohët e fundit, megjithatë ende nuk ka zbuluar se janë duke punuar bashkë dhe kjo do të jetë një surprizë për fansat e tyre.Mbrëmjen e kaluar Capital T ka publikuar një foto me mbishkrimin, “Qetësi para stuhie”, dhe sigurisht ka ngjallur mjaft kuriozitet tek të gjithë. Kujtojmë se projektet më të fundit muzikore të artistëve janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe renditen në këngët më të dëgjuar të momentit.