Floriana Garo ka sjellë sot në jetë vajzën e saj të parë, të cilës ia ka vënë emrin Adia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet një postimi në Instagram. Faktikisht, Adia ka ardhur në jetë në datën 12 mars, por vetëm sot, Floriana vendosi ta bënte publike këtë gjë.
“Adia jonë e shtrenjtë erdhi në ejtë më 12.03.2018! E bekoftë zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta,” ka shkruar bukuroshja, bashkangjitur fotos ku shihet teksa kap dorën e vogël të Adias.