Vjedhin shtëpinë e aktores turke, vlera e sendeve arrin deri në…

Showbiz

cansu
Dita e sotme nuk ka nisur aspak mirë për aktoren turke Cansu Dere. Sipas raportimeve të mediave turke, në shtëpinë e saj gjatë natës kanë hyrë brenda hajdutët dhe kanë vjedhur shumë sende me vlerë. Ata kanë vëzhguar lëvizjet e aktores dhe sapo ajo është larguar për të xhiruar disa skena të projektit të saj më të fundit, hajdutët kanë hyrë në shtëpi duke marrë sende me vlerë, kryesisht bizhuteri. Ajo çka e ka bërë më të thjeshtë këtë grabitje, është fakti që Cansu nuk kishte një kasafortë në shtëpi, prandaj çdo gjë ishte lehtësisht e gjetshme për ta. Sipas raportit të policisë, vlera e sendeve të vjedhura thuhet të kapë shifrën e 100 mijë eurove.

cansuuuuuuuuu