Pak ditë më parë modelja Vivian Canaj publikoi në instagramin e saj lajmin se diçka e re në fushën e eventeve ishte iniciativa më e re që ka ndërmarrë!Canaj tregoji se do të realizojë një sfilatë, e cila sjell në Tiranë stilistin më të mirë të vitit 2018, shpallur në Barcelonë Simone Maruli, teksa gjithçka do të jetë nën kurimin e një prej Make Up Artist të njohur në Mediaset, si dhe në shtëpinë e modws Giorgio Armani, Clara!
Pikërisht dje në mbrëmje Vivian publikoi në profilin e saj një foto me dy miqtë e saj, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për t’i dhënë udhë tashmë projektit të tyre! Kjo sfilatë, siç edhe tregoi modelja/juriste, që është bërë nënë vetëm pak muaj më parë, është fillimi i një sfide të re, prej së cilës pritet të kulmojnë të tjera ngjarje të bukura sa i përket fushës së modës dhe jo vetëm.