Vipat që për një periudhë kanë qënë të përfshirë në politikë

Showbiz

politikekngeta

Janë disa, vipat të cilët kanë qenë të përfshirë në politikë dhe për një arsye apo një tjeter tani janë shkëputur. Ata kanë bërë dalje publike ku kanë treguar përpara të gjithëve bindjet e tyre politike dhe partinë që mbështesin. Në periudha fushatash përfshirja e artistëve të ndryshëm është kthyer në një strategji për të ndikuar tek njerëzit të cilët kanë afeksion mbi artistin dhe mbajnë të njejtat qëndrime që artisti përçon tek ta.
Ja disa prej tyre!

619HrOcD hL. SS500

Greta Koçi: Ajo për disa kohë ishte mbështetëse e Partisë Demokratike madje ishte edhe zv.kryetare e Forumit Rinor të kësaj partie. Gjatë fushatës ajo tregoi një përkrahje shumë të madhe për liderin e asaj kohe të partisë z. Sali Berisha. Por,kur PD humbi zgjedhjet duket se humbi edhe mbështetja e Gretës pasi ajo iu rikthye muzikës duke lançuar hite të reja.

51J8Z30fcTL._SS500.jpg

Eni Koçi: Bashkë me Gretën në këtë udhëtim ishtë edhe Eni motra e vogël. Ajo shfaqte herë pas herë mbështetje të zjarrtë për z.Sali Berisha dhe në çdo intervistë shprehej bindshëm për përkrahjen e Partisë Demokratike. Më pas ajo u largua për studime në Londër e gradualisht u shkëput së bashku me Gretën nga politika duke u fokusuar tek muzika.

1511118-10152516048746523-6179121503677232868-n.jpg

Luiza Xhuvani: La teatrin për politikën dhe më pas la mandatin e deputetes në Partinë Socialiste për t’ju rikthyer teatrit. Ngjarja e rëndë e vrasjes së 4-fishtë të kryer nga djali i saj Konstadin Xhuvani në një lokal nate, bëri që ajo në 4 Nëntor 2014 të hiqte dorë nga politika dhe të ngjitej përsëri në skenën e Teatrit Eksperimental.