2020 u duk sikur gjatë vitit ishin të gjitha shtatzënë dhe në fakt, një pjesë e mirë e personazheve të njohura u bënë për herë të parë prindër këtë vit.
1- Ledri dhe Sara
E fillojmë nga prindërit më të rinj. Pak ditë më parë, këngëtari dhe partnerja e tij sollën në jetë vajzën e tyre të parë, të cilën e quajtën Poem Blu.
2- Klea Huta- Elgit Doda
Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë në qershor të 2020.
3- Olta Gixhari
Aktorja u bë nënë e një vogëlushi të quajtur Amar pak muaj më parë. Ajo e solli në jetë bebushin në Spanjë.
4- Olta Boka
Olta Bokaj dhe partneri i saj sollën në jetë Gaia-n në korrik të këtij viti. Këngëtarja zgjodhi ta mbajë shumë sekrete si shtatzëninë ashtu dhe portretin e vogëlushes.
5- Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi
Jonida dhe bashkëshorti i saj, Besniku, u bënë prindër në 18 korrik të këtij viti. Vogëlushja Emi erdhi pak kohë pas dasmës minimaliste të çiftit.
6- Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Ameli, vajza e parë e çiftit, u bë motra e madhe e një bebushi të quajtur Duam, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti.
7- Saraj Karaj dhe Darti
Blogerja e njohur, Sara dhe partneri i saj prej shumë vitesh u bënë për herë të parë prindër pak kohë më parë. Dyshja zgjodhi emrin Tomas për vogëlushin e tyre.
8- Mc Kresha dhe Erzina Shehu
Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina Shehu, u martuan sa hap e mbyll sytë dhe po aq shpejtë qarkulloi edhe lajmi se të sapomartuarit do të bëhen prindër për herë të parë.
9- Dj Viki dhe Amanda
DJ Viki dhe bashkëshortja e tij, Amanda, u bënë pak muaj më parë prindër për herë të dytë. Çifti solli në jetë një vajzë të quajtur Amal.