Notre Dame në Paris është përfshire nga flakët ditën e djeshme dhe e gjithë bota është solidarizuar me ngjarjen në Francë. Për 9 orë më radhë, zjarrfikësit luftuan për të shuar zjarrin, dhe fatmirësisht struktura e katedralës ka shpëtuar.
Rrjetet sociale janë mbushur me foto të vizitorëve të Katedrales. Në këto foto, nuk kanë munguar as VIP-at shqiptarë.