VIP-at që vazhdojnë të kenë miqësi me ish-partnerët!

Showbiz

vip divorc
Pasi kalon një ndarje, gjëja e fundit që do të bësh është të shohësh ish-in tënd. Megjjthatë, disa VIP-a kanë vendosur të vazhdojnë të kenë kontakte me ish-at e tyre. Një shembull i thjeshtë: Ian Somerhalder, Nina Dobrev dhe Nikki Reed. Nina vazhdon të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me Ian, por dhe me gruan e tij të re. ‘E!News’ sjell një listë të shkurtër të VIP-ave që mbetën miq pas ndarjes.

gwyneth paltrow chris martin new phase of life
1. Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin
Pas një martese 10 vjeçare, çifti vendosi të ndahej. Menjëherë pas ndarjes, shkuan për pushime në Bahamas me fëmijët e tyre. Madje, tashmë që Gwyneth u ri-martua, ish partneri i saj ishte bashkë me çiftin e ri në muajin e tyre të mjaltit dhe me fëmijët.

lady gaga taylor kinney break up
2. Lady Gaga dhe Taylor Kinney
Pas 5 vitesh bashkë, çifti deklaroi ndarjen në vitin 2016. Megjithatë, në një intervistë Gaga është shprehur se të dy vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë.

rs 634x1024 140824165120 634.Wiz Amber jmd 082414
3. Amber Rose dhe Wiz Khalifa
Amber Rose dhe Wiz Khalifa u ndanë në vitin 2014 dhe ndajnë një kujdestari të përbashkët për djalin e tyre. Lidhja e tyre është aq e ngushtë, saqë Amber mendon të zgjerojë familjen e tyre.

miranda kerr orlando bloom nyc outing 05
4. Miranda Kerr dhe Orlando Bloom
Edhe pse secili vazhdon jetën e vet, Miranda dhe Orlando janë parë shumë herë bashkë me djalin e tyre që pas ndarjes në vitin 2013.

jlo marc anthony kids 5
5. Jennifer Lopez dhe Marc Anthony
Mesa duket, Jennifer dhe Marc nuk i mbajnë mëri njëri-tjetrit mbas ndarjes. Të dy kanë krijuar lidhje të reja, por vazhdojnë të kontribuojnë tek fëmijët e tyre në mënyrë të barabartë.