Për disa VIP-a viti 2019 ka nisur me temperatura shumë të larta dhe në vende ekzotike. Këtë e kanë treguar vetë ato nëpërmjet fotove që kanë postuar, por sigurisht nuk mund të mos komentonim bikinit që ato kanë zgjedhur.
1. Alessandra Ambrosio
Modelja e njohur e filloi vitin mbarë me një palë reçipeta në ngjyrë lejla të hapur dhe një palë mbathje të bardha. Ajo gjendet në ishullin Santa Catarina.
2. Karrueche Tran
Karrueche momentalisht po shijon pushimet e saj dhe duket e mrekullueshme. Ajo ka zgjedhur të veshë një palë bikini trup, me printe leopardi dhe disa të çara në pjesën e barkut.
3. Sofia Vergara
Sofia Vergara është e lindur për vendet tropikale. Ajo gjithashtu ka zgjedhur të veshë një palë bikini trup me printe lulesh.
4. Olivia Culpo
Modelja ka veshur bikini të firmës ‘Fendi’ në pushimet me shoqet e saj.
5. Kendall Jenner
Modelja duket e mrekullueshme me bikinit në ngjyrë rozë me xixa, një kapuç me gëzof dhe çizme dimri.
6. Kourtney Kardashian
Kourtney zgjodhi të njëjtin model bikinish si motra e saj, por i shtoi atyre dhe një xhup me shkëlqim.