Vin Veli në një lidhje të re?

Showbiz

vin veli
Një nga ndarjet më të bujshme të showbizit shqiptar ka qenë ajo e moderatores së sportit Bora Zemani dhe Vin Velit. Pasi këta të fundit u prononcuan se ajo çka bëri që lidhja e tyre të mbyllej ishte pikërisht mos-përshtatja dhe fakti që u lidhën shumë të vegjël çka bëri që të kishin keqkuptime me njëri tjetrin. Megjithatë gjëja më e bukur që ata kanë nga marrëdhënia e tyre është padyshim Arbori, vogëlushi më i ëmbël i Instagramit duke qenë se mami Bora dhe babi Vini e postojnë shpesh aty.

vini bora
Tashmë që ndjekësit e kanë shuar kuriozitetin e ndarjes së tyre, kanë nisur të shohin nëse Bora dhe Vini po shoqërohen me persona të tjerë. Në opsionin “Ask me” në Instagram, Vini i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me jetëne tij private. “A ke të dashur, mos gënje” –i shkruan dikush nga ndjekësit dhe Vini i përgjigjet: “As vetë nuk e di”, çka na bën të kuptojmë se diçka të re ka në jetën e tij por thjesht nuk është konkretizuar akoma.

vini