Aktori juaj i preferuar nga “Fast &Furious”, këtë herë do të vijë me një rol krejt ndryshe. Vin Diesel, është angazhuar në bordin e “Muscle”, ku do të jetë edhe producent. “Muscle” është një komedi aksion, kështu që përveçse do të shihni lëvizjet e çmendura të Vin, do të keni mundësinë edhe ta shihni në rolin e komedianit. Detajet e tjera të “Muscle” nuk janë zbuluar ende dhe nuk dihet as kush do të jetë regjisori. Ky, pritet të bëhet një nga projektet e ardhshme të rëndësishme të Diesel.