Videomesazh nga Kerem Bürsin: “Së bashku mundemi të lehtësojmë dhimbjen”

Showbiz

Ndërsa shumë emra të famshëm përveshën mëngët për të ndihmuar rajonet e dëmtuara nga tërmetit, një thirrje u bë edhe nga aktori Kerem Bursin, i cili ndau në llogarinë e tij në rrjetet sociale një video-mesazh ku shprehej se ishte koha për të ndihmuar personat e dëmtuar nga tërmeti famëkeq i cili javën e kaluar preku Tuqinë dhe Sirinë.

Ylli i filmave dhe serialeve, i dha zë thirrjes së tij për ndihmë, këtë herë duke iu drejtuar botës përmes një video-mesazhi anglisht! Edhe një herë aktori I cili ka lindur në Amerikë, kërkoi nga kushdo që të ofronte ndihmën e tij në ditët e vështira, ku bilanci i humbjes së personave në kohën e realizimit të videos nga Bursin, rezultonte i ngjashëm me bilancin e humbjeve nëpër luftra.

Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini tashmë, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.5 ballë të 6 shkurtit prekën 10 qytete në Turqi. Pothuajse 14 milionë njerëz u prekën drejtpërdrejt, dhe rreth 10 mijë ndërtesa u shkatërruan. Ne të gjithë së bashku mundemi të sigurojmë të gjitha nevojat , citonte aktori në gjuhën angleze. Në fund të videos, Bursin raportonte edhe vendet të cilat kishin nevojë emergjente për ndërhyrje dhe ndihma.