Pas aktrimit, kërcimit dhe moderimit sfida më e re për Almeda Abazin është kënga. Prej disa kohësh ish-miss Shqipëria është duke punuar për të hedhur në treg videoklipin e saj të parë. Për realizimin e projektit ajo ka bashkëpunuar me një nga artistët më në zë turq, Burak Yeter dhe kënga mban titullin “Alabama”.
Pak orë më parë Almeda ka publikuar në ‘Instagram’ pamjet e para të videoklipit dhe duket se kënga do të dalë në treg shumë shpejt. Në videon e publikuar Almeda shfaqet mjaft sensuale dhe e kuruar në detaje. Klipi ëshë me ngjyra të zymta dhe xhirimet janë bërë pranë detit.
Lexoni gjithashtu:Kush është femra për të cilën Noizy u kthye në një masterchef?