Ajo bëri histori në Brit Awards duke rrëmbyer me disa çmime, por Dua Lipa ka treguar që është një talent i lindur që në moshën 12 vjeçare. Në një video të publikuar së fundmi, këngëtarja shqiptare shfaqet duke interpretuar një duet shqip, dhe më pas këngën “No One” të Alicia Keys kur ajo ishte vetëm një nxënëse në Prishtinë. Ylli i muzikës pop, tani 22 vjeçe, ka lindur në Londër, por u kthye në Kosovë me prindërit e saj shqiptarë kur ishte 11 vjeçe. Në pamjet e sapo zbuluara, Dua me një fytyrë të freskët shihet duke bërë një duet në gjuhën shqipe me shoqen e saj Diellza Dobroshi, e cila tani është një blogere e modës në Paris.
Dua, e cila shihet e veshur me xhinse të kuqe të ndezura, merr qendrën e skenës për performancën e saj solo në shkollën private “Mileniumi i Tretë”.
Kështu dukej Dua Lipa gjatë performancës së saj në programin e shkollës, kur ishte 12 vjeçe
Pas duartrokitjeve të audiencës, ylli i popit shihet duke i dhënë një buzëqeshje auditorit të saj. Ish-shokët e shkollës thonë se Dua gjithmonë ka pasur ëndrra të mëdha, edhe kur ajo ishte shumë e vogël.