Shumë fansa po e dëgjojnë Lionel Messin të flasë anglisht për herë të parë pasi ai iu bashkua aktorëve të Hollivudit, Will Smith dhe Martin Lawrence, në promovimin e filmit të ardhshëm “Bad Boys”. Fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili nënshkroi një kontratë miliona dollarëshe me skuadrën e MLS, Inter Miami verën e kaluar, është shfaqur në një sërë reklamash gjatë viteve.Ai së fundmi bëri debutimin e tij komercial në ‘Super Bowl’, duke luajtur në një nga reklamat më të mëdha të vitit së bashku me yllin e “Ted Lasso”, Jason Sudeikis dhe ikonën e NFL, Dan Marino. Paraqitja e tij e fundit së bashku me dyshen e “Bad Boys”, Will Smith dhe Martin Lawrence, është bërë virale gjithandej. Siç mund ta shihni më poshtë, argjentinasi vendos t’u bëjë një vizitë aktorëve përpara datës së publikimit të filmit më 7 qershor 2024 – dhe ai dha një moment që befasoi fansat. Mund të jetë një nga të paktat herë që Messi ka folur publikisht anglisht, por bashkëlojtari i Inter Miami, Julian Gressel i ka dëgjuar të gjitha më parë. Mbrojtësi gjerman u trondit kur ish- sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain foli me të në anglisht gjatë një ndeshjeje.