Rita Ora është këngëtarja me origjinë shqiptare që na bën krenar të gjithëve kur e shohim tek korr sukses në skena botërore!
Erdhi në një koncert falas për 100-vjetorin e Shqipërisë, në koncert falas në Kosovë dhe rikthehet sa herë ka mundësi në Tokën e saj. Nuk mohon origjinën, përkundrazi, flet shpesh herë shqip dhe tregon me krenari për atdheun e saj.
E kemi parë edhe herë të tjera të flasë shqip, por video më e fundit që po qarkullon në Instagram është ndër më të bukurat e këngëtares. Ajo flet me nje djalë të vogël shqip dhe i përkthen bisedën miqve të saj në anglisht.
Shikoni videon për të parë bisedën e plotë: