Dy aktorët e njohur të kinematografisë turke Murat Boz dhe Burak Ozcivit ndodhen aktualisht në Riza ku priten të xhirohen skenat e fundit të filmit “Vëllai im 2”. Siç mund të shihet edhe nga videot e postuara në Instagram nga dy aktorët ka qenë thuajse e pamundur për ta për të lëvizur lirisht në qytet duke qenë se fansat i kanë “rrethuar”. Ata kërkonin të bënin fotografi apo të merrnin autografe nga dy yjet e tyre të preferuar.
“Ju falenderojmë të gjithëve për mikëpritjen tuaj” – shkruan Boz në përshkrimin e kësaj video.
Edhe Ozcivit, aktori i njohur i “Dashuri e pafund” ka ndarë me fansat e tij një video.