Video e fëmijërisë së Dua Lipës duke folur shqip është gjëja më e ëmbël që do të shihni sot!

Showbiz

dua vogue

Dua Lipa është emri që bën krenar çdo shqiptar kudo që ndodhet. Ajo ka arritur të renditet dhe klasifikohet si ndër këngëtaret e reja më të mira në të gjithë botën. Shpesh Dua e tregon publikisht origjinën e saj dhe flet në gjuhën shqipe, gjuhë që për hir të së vërtetës Duas i shkon shumë!

Dje, në Instagramin e saj u publikua një video e vjetër e bërë që nga fëmijëria e Duas. Aty ajo fliste përpara kamerës duke përshkruar motrën e saj të vogël Rinën në mënyrën më gazmore të mundshme. Kjo video ka qenë dhurata më e bukur për ndjekësit e saj shqiptar të cilët kanë komentuar e shpërndarë videon në çdo rrjet të mundshëm!