Bukuroshja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj, e njohur për ne si vajza e këngëtares Albëria Hadërgjonaj, ka tashmë vite që është larguar në Amerikë. Atje ajo duket se ka krijuar një rreth të gjerë shoqëror me personalitete të rëndësishme. Një prej organizimeve që e sjell Anxhelinën çdo vit në Shqipëri është ODA.
Nga kjo ngjarje Anxhelina nuk nguron të bëjë sa më shumë postime dhe te tejmbushë profilin e saj në Instagram. Këto video i pa një prej aktoreve më të preferuara të “Pretty Little Liars” Shay Mitchell. Kjo e fundit ka premtuar se do të vizitojë gjatë vitit të ardhshëm shtetin shqiptar pas një video të publikuar nga ana e vajzës së Albërijes.
“Mezi po pres të shkoj atje vitin tjetër”, shkruan Shay, ndërsa Anxhelina ia kthen “Edhe unë!” Në fakt, bukuroshja shqiptare nën logon e ODA-s ka prezantuar disa nga pamjet dhe pasuritë natyrore më të bukura të Shqipërisë. Ajo dhe miku i saj grimieri i famshëm Ariel, e kanë vizituar bashkë Shqipërinë disa herë, ndaj dhe mikesha e tyre ka vendosur ta bëjë.
View this post on Instagram