Angelique Boyer, aktorja të cilën e ndjekim çdo ditë ora 19:15 në serialin “Të duash deri në vdekje” ndan shpesh në rrjete sociale video dhe foto nga përditshmëria e saj. Tashmë që ndodhet në karantinë këto video janë bërë më të shpeshta dhe duket se ndjekësit e aktores janë tepër entuziastë.
Për këtë arsye ajo bashkë me partnerin e saj, Sebastian, kanë filluar të bëjnë video humoristike ose duke kërcyer, duke transmetuar shumë pozitivitet dhe energji të mirë për të gjithë ata që i ndjekin.
Video më e fundit është një kërcim ku çifti koordinohet shumë mirë me njeri tjetrin dhe duket se fansat e kanë pëlqyer dhe shpërndarë me miliona herë duke e kthyer videon në sensacion të momentit!
View this post on Instagram