Victoria për “Vogue”: Isha e dehur kur takova për herë të parë David Beckham

Showbiz

fddfddfddf

Victoria Beckham e ka pranuar se ka rënë në dashuri në shikim të parë me bashkëshortin e saj David. Në një intervistë për numrin e tetorit të revistës prestigjioze “Vogue”, ajo ka folur për dashurinë e saj, pasigurinë që ndiente kur ishte adoleshente dhe zgjedhjet e saj të modës që ka bërë gjatë viteve.

Historia e dashurisë së çiftit më të famshëm në botë është dokumentuar që prej 19 viteve, edhe pse ish-ylli i grupit “Spice Girl” ka zbuluar më shumë detaje, duke thënë se ka qenë e dehur kur është takuar dhe ka rënë në dashuri me bashkëshortin e saj, ish-futbollistin Beckham.

Në numrin e tetorit të “Vogue”, Victoria, 42 vjeç, shkroi një letër të veçantë drejtuar vetes së saj kur ka qenë e re, ku bënte një kronologji të historisë së saj të dashurisë, pasiguritë e saj si adoleshente dhe faktin që ndihej “e fryrë” kur ishte 18 vjeç.

Historia mes David dhe Victoria ka nisur kur ai e ka parë gruan e tij të ardhshme në videon e “Spice Girls”, “Say You’ll Be There”, e vitit 1996. Sapo e pa ai është shprehur: Kjo është vajza për mua dhe unë do të shkoj ta marr! Ajo është ideja ime e përsosmërisë. E dija se nëse ajo më donte mua, ne do të ishim së bashku përgjithmonë”.

Më pas bukuroshja brune u nis për te Manchester United për të parë David, pas të cilit ajo e pranoi se ra në dashuri me shikim të parë, ndjenja që ajo thotë se ishin reciproke.

“Mësoni më shumë për futbollin, sidomos rregullin offside. Dhe po, dashuria me shikim të parë ekziston. Kjo do t’ju ndodhë në sallën e pritjes së lojtarëve të Manchester United, edhe pse ju do të jeni pak e dehur dhe detajet do t’ju duken me mjegull”, shkruan Victoria në letër.

dsdsdsdssd