Familja Beckham është larguar disa ditë në Bali për të kaluar ditët e nxehta të verës. Victoria dhe David kanë vendosur t’i shijojnë në maksimum ditët e pushimit me njëri-tjetrin dhe për këtë kanë organizuar një mbrëmje romantike së bashku. Victoria nëpërmjet ‘Instagram’-it ndau me të gjithë disa momente shumë pikante nga mbrëmja.
Ajo publikoi një fotografi të krevatit të tyre të mbuluar me lule që formonin inicialet e çiftit, V.B dhe D.B. Më pas Victoria tregoi dhe një zemër me flakë dhe përkrah fotos shkruante: “Puthje nga larg”. Kjo darkë romantike mes tyre tregon dhe njëherë se dashuria e David dhe Victorias është më e fortë se kurrë më parë dhe ata nuk mund ta shohin asnjëherë veten të ndarë nga njëri-tjetri.